Action Bronson merr përsipër edhe një detyrë të re

8:21 pm 21.08.17

 

Action Bronson vazhdon rrugën e tij drejt të bërit një dijetar (plolymath) në fushën e zbavitjes (entertainment).

Reperi/prezantuesi/kuzhinieri tani ka vendosur të marrë përsipër edhe një rol të ri.

Bronson do të jetë i angazhuar në një emision të realizuar nga Snapchat, ku persona beqarë do të mundohen të gjejnë partnerë.

‘Hungry Hearts With Action Bronson’ do të quhet emisioni ku reperi do të jetë kurator. Në secilën episod ai do të jap reagime mbrapa skenave derisa takimi i personave do të zhvillohet me mudnësinë që ata të bëhen çift.

Por, do të jetë pikërisht Bronson ai që do të thotë fjalën e fundit, nëse konkurentët janë njëri për tjetrin dhe nëse do të kenë edhe një takim të dytë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM