Action Bronson me rol në filmin e ri të Martin Scorseses

5:53 am 25.01.18

 

Reperi Action Bronson do të ketë një rol në filmin e ri të Martin Scorseses, The Irishman.

Kështu, Bronson i bashkohet një kasti të famshëm ku luajnë edhe Al Pacino, Robert De Niro dhe Joe Pesci.

Filmi The Irishman është një biografi për legjendën e krimit Frank ‘The Irishman’ Sheeran. Filmi bazohet në biografinë Sheeran, I Hear You Paint Houses shkruar nga Charles Brandt.

Reperi amerikan, me prejardhje shqiptare, ka postuar në Instagram një fotografi bashkë me regjisorin Scorsese dhe aktorin De Niro, derisa revista Billboard e ka konfirmuar se ai do të ketë një rol në film.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM