AAK ende pa vendim kë të mbështes në balotazhin për Prishtinën

7:16 pm 31.10.17

 

Arbër Vllahiu, kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK në zgjedhjet e 22 tetorit, ka bërë me dije se ende nuk është vendosur se cilin nga dy kandidatët e balotazhit do të mbështes AAK.

“Kam pasur kontakte nismëtare me të gjithë, por nuk ka ende asnjë marrëveshje. Aktualisht po analizohen ofertat e tyre, por edhe kushtet e përfaqësimit të mundshëm të AAK’së në qeverisjen e ardhshme në Prishtinë”, ka thënë Vllahiu për gazetën Express.

Vllahiu ka thënë se AAK është e hapur për koalicionet e mundshme në Prishtinë, dhe se nuk e ka përjashtuar asnjërin nga kandidatët nga partitë që aktualisht kanë kaluar në rrethin e dytë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale ka marrë 10 për qind të votave, duke siguruar aktualisht 5 vende në  Kuvendin Komunale, por deri në mbylljen zyrtare të rezultateve nga KQZ shpreson të ketë 6 vende. Kandidati i saj për kryetar, Vllahiu, ka siguruar 2800 vota në zgjedhjet e 22 tetorit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM