A po zhduket Snapchat? Miliona njerëz heqin dorë nga ky rrjet social pas dizajnit të ri

4:53 pm 26.10.18

Koha e rrjetit social Snapchat mund të jetë drejt përfundimit pasi miliona njerëz kanë mbyllur llogarinë e tyre pas dizajnit të ri.

Përdorues të shumtë kanë heq dorë nga ky rrjeti social vetëm gjatë vitit 2018, dhe sipas disa raporteve të publikuara së fundi edhe 40 përqind e stafit po planifikojnë të largohen nga firma, transmeton Indeksonline.

Kështu Snapchati shumë shpjet mund të mbetet vetëm një memorie nëse përdoruesit vazhdojnë të mbyllin llogarit e tyre.

Snapchat u lansua për herë të parë në vitin 2011, dhe shumë shpejt u bë një nga aplikacionet më të popullarizuara.

Realizimi i fotografive ‘selfie’ me efekte të ndryshme e bëri Snapchat-in një nga rrjete sociale më të dashura sidomos për moshat e reja.

Por ky aplikacion hyri në ujëra të errëta gjatë këtij viti pas një ri-dizajnimi i cili nuk u pëlqye nga shumica e përdoruesve.

Edhe yje të famshme botërore paralajmëruan largimin nga ky rrjet social, ylli televiziv Kylie Jenner , pauzoi nga përdorimi i Snapchatit, duke i shkaktuar miliona dollarë humbje kompanisë së njohur.

Në fillim të viti 2018, Snapchat kishte më shumë se 191 milionë përdorues të përditshëm, ky numër u zvogëlua në pjesën e dytë të viti duke rënë në 188 milionë ndërsa tashmë Snapchat numëron rreth 186 milionë përdorues.

Deri në fund të viti 2018, Snapchat-i pritet të vazhdoj me humbjet duke rrezikuar kështu zhdukjen e këtij rrjeti social./Indeksonline/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM