A do të jetë ky suksesi i radhës për Dua Lipan?

12:14 pm 15.05.18

 

Periudha e fundit njëvjeçare ishte një sukses i gjithanshëm për këngëtaren Dua Lipa.

Ajo u zgjodh këngëtarja më e mirë e vitit në Britani të Madhe, duke arritur sukses të jashtëzakonshëm me albumin debutues, dhe më pas me dy singlat ‘IDGAF’ dhe ‘New Rules’.

Edhe bashkëpunimi me Calvin Harris në këngën ‘One Kiss’ nisi furishëm me sukses duke u radhitur në vendin e parë të toplistës.

Së fundmi, Lipa është caktuar si këngëtarja që do të performoj para fillimit të finales së Ligës së Kampionëve.

Tani, siç raporton Capital FM, Dua Lipa po kryeson ndër emrat e përmendur si favoritë për të realizuar muzikën për filmin e radhës për agjentin James Bond.

Pas Duas, në listë janë edhe Adele, Ed Sheeran dhe Jessie J.

Filmat e fundit të James Bond kanë pasur muzikën e realizuar nga emrat si Sam Smith, Adele dhe Alicia Keys.

Filmi më i ri për Bond pritet të dal gjatë muajit nëntor.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM