8 vjeçari i pasionuar pas natyrës (video)

5:55 pm 16.11.17

Një 8 vjeçar nga Florida është bërë i famshëm në rrjetet sociale përmes videove që poston ku ai me shumë pasion komenton jetën nëpër pjesë të ndryshme të natyrës.

Duke folur për BBC, Aiden ka treguar se është inspiruar për të mësuar më shumë për natyrën përmes librave rreth zoologjisë, librave rreth prejardhjes së ushqimit dhe emisioneve për natyrën.

Aiden ka shumë video të postuara në të cilat ai komenton jetën e gjallesave dhe fenomeneve natyrore dhe të kujton gazetarin e mirënjohur britanik David Attenborough.

Prandaj, edhe BBC pyet: A është ky djalosh Attenborough i ardhshëm?

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM