77:78 – ‘Love Said (Let’s Go)’

12:35 pm 20.03.18

 

Grupi 77:78 është një projekt i Aaron Fletcher dhe Tim Parkin, të dy dikur pjesë e grupit The Bees.

Fletcher ishte një nga themeluesit e psych-rok bendit britanik që në vitin 2002 ishin të nominuar për Mercury Prize me albumin Sunshine Hit Me, dhe në vitin 2004 me Free the Bees.

Por, The Bees nuk kanë lëshuar album që nga viti 2010 kur nxorrën Every Step’s a Yes. Nuk ka njoftim zyrtar nëse grupi është shpërbërë.

Megjithatë, tani kemi dy anëtarët, Fletcher dhe Parkin, që kanë krijuar bendin 77:78 dhe me të cilin do të nxjerrin albumin debutues Jellies më 6 korrik.

Ata kanë lëshuar singlin e parë, dhe më poshtë mund ta dëgjoni këngën ‘Love Said (Let’s Go).

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM