7 mënyra që të jeni të shëndetshëm gjatë sezonit të festave

6:40 pm 05.12.18

Image result for party

Dhjetori është muaji i festave, ushqimit dhe pijes. Sado që tingëllon qejf, festat e njëpasnjëshme mund të të lodhin. Ja si të rrini të shëndetshëm gjatë këtij muaji:

1.Hani mëngjesin tuaj
Mëngjesi është vakti kryesor i ditës. Hani një mëngjes të lehtë pa sheqerna që te balanconi urinë.
Pi një probiotik si jogurti për shëndetin e zorrëve.

2.Pi me kujdes të shtuar
Me siguri do të jeni të ftuar në ndonjë festë apo ndenjë në të cilën pijet alkoholike nuk do të mungojnë. Mirëpo të pirit racionalisht do të të ndihmojë që të kaloni muajin pa dëme të mëdha në shëndet. Kufizimi i të pirit në vetëm 3 herë në javë dhe reduktimi i numrit të pijeve është diçka që melçia juaj do t’ju falenderojë.

3.Dremitjet e mbasditës 
Edhe pse jo gjithkush mund ti mbylle sytë në masdite dhe të flejë, shkenctarët kanë vlerësuar se vetëm 30 minuta mund të bëjnë dallim pozitiv të madh në ritmin e ditës.

4.Adaptoje rutinën e ushtrimeve
Mos i leni ushtrimet fizike gjatë dhjetorit. Nuk do të donit që në janar të pendoheni që nuk keni bërë aktivitete fizike. Prandaj vazhdoni me palestër apo edhe not.

5.Pini Ujë
Uji është element kyç që të mos keni dhimbje koke të nesërmen nëse keni pirë alkohol.
Andaj kujtojani vetes të përmbushni kuoten ditore të konsumimit të ujit.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM