69-vjeçarja bëhet gruaja me më së shumti tatuazhe

7:31 am 02.02.18

 

Një 69-vjeçare nga Florida është amerikanja me më së shumti tatuazhe në trupin e saj, dhe është njohur si një nga femrat me më së shumti tatuazhe ndonjëherë.

Charlotte Guttenberg është njohur nga Rekordet Botërore Guiness si femra që jeton me më së shumti tatuazhe, me 98.75 për qind të trupit të saj mbuluar me punime artistike të ndryshme.

“E kuptova menjëherë se doja të mbushja gjithë trupin,” ka thënë Guttenberg rreth momentit kur ajo kishte bërë tatuazhin e parë. Kjo ndodhi kur ajo ishte 50-vjeçare dhe kur takoi partnerin Chuck Helmke, i cili është mashkulli me më së shumti tatuazhe në vendin e tij.

Çifti mban edhe një rekord. Guttenberg ka më së shumti tatuazhe, 216, me penda (pupëla), derisa Helmke ka më së shumti kafka, 376, të viztuara në trupin e tij.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM