500 mijë kosovarë konsumojnë duanin në mënyrë të rregullt

4:29 pm 31.05.18

 

Në Ditën Botërore kundër Duhanit, që shënohet më 31 maj, një hulumtim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka treguar se rreth 500 mijë njerëz në Kosovë e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt.

Duhani konsiderohet si shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Kështu të paktën thuhet në hulumtimet e bëra nga organizata që merren me shëndetin publik.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, tha se prevalenca e përdoruesve aktualë të duhanit në mesin e të rinjve 13-15 vjeç krahasuar me hulumtimin e kaluar nga 6.7 për qind në vitin 2014, është ulur në 4.4 për qind në vitin 2016, ndërkohë që ekspozimi ndaj tymit të duhanit brenda ndonjë ambienti të mbyllur është ulur nga 84 në 43 për qind, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Prevalenca e përdoruesve aktualë të duhanit në mesin e të rinjve, krahasuar me hulumtimin e kaluar është nga 10.4 në 8.8 për qind.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM