’30 vjet Plis’, koreografi dhe koncert madhështor në qendër të Prishtinës

12:18 pm 20.10.17

 

Përmes një koncerti madhështor dhe një koreografie të veçantë, grupi i tifozëve Plisat sonte shënon 30 vjetorin e themelimit.

Gjithçka fillon nga ora 18:00 në qendër të Prishtinës, ku do të marrin pjesë këngëtarë emra të njohur të muzikës që tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe përmes videove të cilat janë shpërndarë në faqen e tifozëve bardhë e kaltër.

Në mbrëmje, në ora 20:00, do të ketë edhe fishekzjarrë të cilët do të jenë pjesë e një koreografie që nuk do të përfshijë vetëm qendrën e qytetit por edhe lagje gjithandej Prishtinës.

Ka disa ditë që janë parë përgatitjet nëpër kryeqytet, ku dominon ngjyra bardhë e kaltër, dhe ku gjithçka do të kulmoj sonte me fillim nga ora 18:00 për të vazhduar deri vonë në mbrëmje.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM