30 milionë njerëz vizituan festivale dhe koncerte gjatë vitit të kaluar në Britani

8:42 pm 10.07.17

 

Një studim i kryer nga UK Music ka zbuluar se gjatë vitit 2016 ka pasur ngritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve nëpër festivale dhe koncerte muzikore.

Të gjeturat e hulumtimit të quajtur ‘Wish You Were Here’ tregojnë se gjatë vitit 2015 shifrat e pjesëmarrjes nëpër festivale dhe koncerte në Britaninë e Madhe kanë qenë 27.7 milionë njerëz, derisa gjatë vitit 2016 ato janë rritur në 30.9 milionë.

Por, përkundër këtij lajmi të mirë, ka pasur rënie prej 13 për qind sa i përket shpenzimit të parave për të qenë pjesë e koncerteve nëpër vende të vogla me kapacitet nën 1500 persona.

Duke folur rreth kësaj, shefi ekzekutiv i UK Music ka thënë se këto vende me kapacitet të vogël kanë qenë “pjesë vitale e industrisë së muzikës live”.

Ai ka thënë se UK Music do të vazhdoj të bëjë kampanjë për të mbrojtur këto hapësira të vogla ku luhet muzikë kualitative, derisa shumë prej tyre janë duke u munduar të mbijetojnë.

Të dhënat e këtij studimi kanë treguar se gjatë vitit 2016 vetëm 4 milionë njerëz kanë marrë pjesë nëpër festivale, derisa në Britani gjatë vitit të kaluar kanë ardhur vizitorë nga jashtë, për të përcjellë muzikë live, gjithsej 823,000 fansa të muzikës, të cilët kanë harxhuar një mesatare prej 850 funta për vizitë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM