25 vjeçari tregon si është të dukesh pothuajse i njëjtë me Ed Sheeran

5:20 pm 09.01.18

 

Një i ri nga Manchetser ka ngjashmëri të jashtëzakonshme të dukjes me këngëtarin e mirënjohur anglez Ed Sheeran.

25 vjeçari Wesley Byrne, punëtor në supermarketin Asda në Greater Manchester, i ngjan aq shumë këngëtarit Sheeran sa atij çdo ditë i duhet t’i bindë njerëzit se kush është vërtetë ai.

“Kam krijuar disi ndjenjën se e di kur do të ndodh – dhe ndodh sa herë që jam jashtë dhe rrotull,” thotë Byrne, duke shtuar se janë shpeshtuar momentet kur njerëzit e ndalin në rrugë dhe i kërkojnë të bëjnë fotografi dhe autografe.

“Njerëzit më kërkojnë të bëjmë fotografi kudo që jam,” ka thënë Byrne. “Disa herë, e dashura ime i shikonte me nervozizëm femrat që më përshëndesnin dhe donin fotografi me mua, ajo nuk  e pret këtë edhe aq mirë.”

 

 

“Një djalë i zakonshëm, para disa viteve, gjatë natës më ndali sepse nuk besonte se nuk isha ai [Sheeran]. Ai harxhoi 15 minuta për të më bindur se isha ai dhe nuk po e kuptonte që nuk isha ai. Ai madje më kërkoi edhe të këndoja. Unë i thash ‘Nuk e di se kush mendon që jam por atë nuk mund ta bëjë’.

“Shokët e mi qeshnin. Kur erdha në shtëpi e kërkova në Google dhe disi u frikësova kur pash sa të ngjashëm ishim.”

25 vjeçari nga Manchester thotë se dëshiron të filloj një karierë profesionale si sozi e këngëtarit Sheeran. Ai madje ka filluar të mësoj të luaj në kitare, por ka pranuar se në këndim është mjaft mbrapa dhe i duhen ushtrime.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM