25 për qind e të rinjve pa një politikan model

12:47 pm 19.03.18

 

Një hulumtim i Institutit Demokratik të Kosovës ka treguar se 25.2 për qind e të rinjve kosovarë nuk kanë asnjë politikan model.

KDI mbajti tryezën e diskutimit “Qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinj”, gjatë së cilës u publikua Raporti i hulumtimit të opinionit lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve.

Përqindje më e theksuar e të rinjve që nuk kanë asnjë politikan model vërehet rek të rinjtë e komunitetit serb, me 81 për qind.

Pjesa tjetër e të rinjve kanë dhënë mbi 50 emra të politikanëve që kanë model. Kësaj liste i prin Albin Kurti, që shihet si model nga 13.7 për qind e të rinjve, transmeton Koha.net.

Pas tij, si politikani më popullor është Ramush Haradinaj me 7.8 për qind, Vjosa Osmani me 7.4 për qind, Shpend Ahmeti me 7.3 për qind, Hashim Thaçi me 7 për qind dhe Kadri Veseli me 5.8 për qind.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM