St Vincent tregon listën e

Ndër skenarët më të mundshëm për zgjerimin e Bashkimit Evropian, me fillimin e anëtarësimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor, vlerësohet të jetë viti 2025.
Sipas gazetës vjenze ‘Presse’, 2025-ta nuk është data fikse që synohet, porse ai skenari i cili do të ishte i mundshëm në rastin më të mirë, transmeton Gazeta Express.
Qëllimi i KE-së është që, sipas projekt-strategjisë të cilin do ta prezantojë më 7 shkurt, që “të rritet presioni reformues ndaj shteteve si Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova”.
‘Presse’ shkruan edhe se në muajin maj në Sofje do të mbahet Samiti i parë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor pas Samitit të Selanikut në vitin 2003.