19-vjeçari tregon për varësinë nga porno

12:02 pm 08.11.17

 

Një 19-vjeçar nga Saranda, që tani studion në Tiranë, ka pranuar të flas për një problem që i ka sjellë dëme në shëndet dhe në mësime.

Adoleshenti ka folur për Gazetën Shqip dhe ka treguar për varësinë e tij nga porno.

“Nisja nga ora 7 e pasdites deri në 5 të mëngjesit. E vetmja arsye që ndaloja është se lindte dielli dhe më duhej të shkoja në shkollë.”

“Kam provuar të kryej marrëdhënie me bashkëmoshatarët e mia, por nuk ndjeja asgjë gjatë këtyre marrëdhënieve. Unë vetë nuk ndjeja asnjë lloj emocioni, ndërkohë që kryeja këto akte”, shprehet adoleshenti.

Shifrat thonë se 10 për qind e njerëzve që klikojnë platformat pornografike në botë janë nga 13, deri në 17 vjeç. Psikologet thonë se ndryshe nga sa perceptohet, varësia nga seksi është një patologji, pra sëmundje.

“Ata përjetojnë dhimbje, përjetojnë depresion, vijnë këtu dhe kanë nevojë për suport farmaceutik”, është shprehur psikoseksologja Besarta Taçi.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM