18 mijë të rinj kërkojnë pranimin në Policinë e Kosovës

1:48 pm 23.05.18

 

Rreth dy javë më parë është mbyllur konkursi për pranimin e konkurentëve të rinj në Policinë e Kosovës.

Do të jenë 300 persona që do të pranohet të vazhdojnë më tutje në akademinë policore.

Sipas Gazetës Express, rreth 18 mijë të rinj kanë aplikuar në këtë konkurs.

Në PK, të mërkurën nuk kanë dhënë shifra se sa është numri i saktë i aplikantëve, por vetëm kanë sqaruar procedurat e fazës pas aplikimit të të interesuarve për të qenë policë të ardhshëm të Kosovës.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve, do të publikohet lista me numrin e kandidatëve që plotësojnë kriteret duke përcaktuar: data, vendi dhe koha e mbajtjes së testit me shkrim”, ka njoftuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, pas interesimit të Gazetës Express.

Tutje, ata sqarojnë se gjithashtu do të publikohet edhe lista e kandidatëve eventualisht të diskualifikuar, transmeton gazeta.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM