16 mijë e 51 çifte u martuan në Kosovë gjatë vitit 2016

12:57 pm 14.07.17

 

‘Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë’ për vitin 2016 tregojnë se ka pasur gjithsej 16 mijë e 51 çifte që janë kurorëzuar, derisa jashtë vendit janë kurorëzuar 1 mijë e 350 çifte.

Statistikat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, kur tregohet se Përkatësia etnike e femrave dhe meshkujve të kurorëzuara është: shqiptare (femra me 92.2% dhe meshkuj me 95.7%); serbe (femra me 0.9% dhe meshkuj me 0.9%); turke (femra me 0.4% dhe meshkuj me 0.5%); boshnjake (femra me 1.2% dhe meshkuj me 1.2%);  rome, ashkalike dhe egjiptiane (femra me 1.2% dhe meshkuj me 1.2%); kurse me përkatësi tjetër janë (femra me 4.2% dhe meshkuj 0.6%).

Mosha mesatare e të martuarve ishte 29.8 vjeçare. Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31.6 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 28.1 vjeçare, transmeton Express.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM