150 mijë punëtorë punojnë pa kontrata pune

9:31 am 25.09.17

 

Mbi 150 mijë punëtorë në Kosovë janë pa kontrata pune dhe nuk janë të regjistruar askund.

Kështu ka bërë me dije Jusuf Azemi, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit privat.

“Punëtorët e sektori privat po ballafaqohen me shuam probleme nga vitit në vit. Pronarët e kompanive dhe qeveria nuk kanë qenë të interesuar të zgjidhin këtë probleme që janë jetike për punëtorët” tha Azemi për televizionin publik, RTK.

“Shumë kompani po shkelin ligjet duke mos regjistruar punëtorët që punojnë në Kosovë, kjo është shkelje ligjore dhe duhet të ndërmerren masa”, tha ai.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM