14 persona humbin jetën nga përmbytjet në Greqi (video)

5:12 pm 15.11.17

 

Përmbytjet nga uji shkaktuar nga të reshurat e mëdha gjatë natës kanë marrë jetën e 14 personave në pjesën qendrore të Greqisë.

Qytetet si Mandra, Megara, Nea Peramos dhe pjesa perëndimore e kryeqytetit Athina kanë qenë më së shumti të prekur nga këto përmbytje të ujit.

Shumë nga viktimat kanë qenë njerëz në moshë, trupat e të cilëve janë gjetur brenda shtëpive, transmeton BBC.

“Gjithçka është humbur. Kjo katastrofë është biblike,” ka thënë kryetarja e qytezës Mandra, Yianna Krikouki.

Shira të mëdha ka rreth një javë që kanë përfshirë disa pjesë të Greqisë.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM