137 gra vriten çdo ditë në botë. Në Kosovë ne vitin e fundit janë vra mbi 100 gra.

4:28 pm 26.11.18

Në mbarë botën duke përfshi edhe në Kosovë edhe këtë vit me një seri të ndryshme të aktiviteteve ka filluar periudha 16 ditore që ka për qëllim që të rrisë vetëdijen e opinionit publik kundër dhunës ndaj gruas.

Me këtë rast Agjencia  i Kombeve të Bashkuara për Luftë Kundër Drogës dhe Krimit (UNODC) ka publikuar raportin vjetor të të dhënave për dhunën ndaj gruas. Të dhënat vazhdojnë të jenë shqetësuese. Çdo ditë në mbarë botën mesatarisht vriten 137 gra .

Ajo çka është edhe më shqetësuese është fakti se vendi ku më së shpeshti gratë vriten janë shtypit e tyre. Pra numri më i madh i grave të vrara janë viktima të dhunës në familje të cilat pësojnë në vendin ku logjikisht ato do të duhej t`a ndienin vetën më të sigurta. Respektivisht nga numri i përgjigjëm i femrave të vrara në mbar botën më shumë se gjysma e 87.000 grave të vrara gjatë 2017 kanë pësuar nga duart e partnerit (burrit, të fejuarit apo të dashurit) apo bashkë-familjarët. Konkretisht, gjatë vitit 2017 mbi 30.000 femra janë vrarë nga partneri i tyre intim gjersa mbi 20.000 të tjera nga ndonjë anëtar i familjes.

Në organizimin e organizatave të ndryshme që veprojnë, me aktivitete të ndryshme gjatë 16 ditëve në vazhdim, qytetarët do të njoftohen me aspekte të që si qëllim kanë rritjen e vetëdijes tek qytetarët mbi dukurin tepër negative në shoqërinë kosovare të dhunës ndaj gruas.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM