13 vite pasi e humbi, karrota i kthen unazën e martesës

9:53 am 17.08.17

 

Një kanadeze është befasuar nga ajo çfarë një ditë e lajmëroi djali i saj.

13 vite pasi kishte humbur unazën e martesës, Mary Grams, 84 vjeçare, është bërë prapë me unzaën e saj falë një karrote.

Ka qenë nusja e djalit të saj, Colleen Daley, ajo që një ditë kishte shkuar në fermën e shtëpisë për të mbledhur karrota. Dhe, për një moment bashkë me një karrotë ajo gjen edhe një unazë të mbëshjellur rreth karrotës.

Daley e ka njoftuar menjëhrë burrin e saj i cili më pas i ka treguar përmes telefonit nënës së tij.

Grams ka treguar se unazën e kishte humbur në vitin 2004 në fermën e shtëpisë së saj në Alberta, aty ku tani jetojnë djali i saj bashkë me nusen, transmeton BBC.

 

 

“Ndoshta kam gabuar, por isha shumë e ngarkuar,” ka thënë 84 vjeçarja duke shpjeguar se në kohën kur kishte humbur unazën nuk i kishte treguar burrit të saj, por vetëm djalit.

Burri i saj sot nuk është gjallë, por Grams beson se po t’i tregonte atëherë kur humbi unazën ndoshta ai do të reagonte me shaka, pasi ka qenë njeri me humor të mirë.

“Nëse dal jashtë apo çfarëdo, do ta vendos në një vend të sigurt. Kështu do të duhej të bëja edhe atëherë,” ka thënë ajo pasi tash ka unazën origjinale të martesës, të cilën dikur e kishte humbur.

Kjo nuk është hera e parë që dikush gjen unazën në një karrotë. Në vitin 2011, një grua nga Suedia kishte gjetur unazën e saj 16 vite pasi e kishte humbur.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM