120 BPM: një film për SIDA-n, dashurinë dhe clubbing-un në Paris

10:24 am 02.04.18

 

Në vitin 1992, Robin Campillo morri pjesë në një takim në Paris mbajtur nga ACT UP, një  grup aktivistësh rreth sëmundjes së SIDA-s.

Në amfiteatrin ku mbahej takimi, Campillo pati rastin të takohet me të rinjë që i takonin komunitetit gay dhe me të rinjë që vuanin nga virusi HIV. Bashkë, si ACT UP ata do të organizonin protesta kundër kompanive famraceutike, do të shpërndanin fletushka nëpër shkolla, dhe do të protestonin në mënyra të ndryshme siç ishte vendosja e një kondomi në Obelisk.

Përpos këtyre, ata do të shoqëroheshin në numër të madh, do të kalonin netët nëpër ndenja, dhe do të trishtoheshin kur dikush nga grupi largohej nga jeta në moshë të re.

Kështu, Campillo e kishte në mendje për më shumë se dy dekada krijimin e një filmi rreth këtyre eksperiencave. Dhe tani ai e ka shprehur këtë përmes filmit 120 BPM.

I shpërbleyer në Festivalin e Kanës, kjo dramë shtrihet dhe prek pjesë të shumta të emocioneve: lartësitë marramendëse derisa lufton për jetën, e deri te rëniet tragjike kur sheh shokun tënd më të mirë të vdes në moshën e adoleshencës.

Sa i përket titullit, 120 BPM gëzueshëm përçon euforinë e lirisë për t’u lëshuar në dyshemenë e kërcimit bashkë me shokët që janë dhe mendojnë si ti.

Filmi ka premierën më 6 prill, dhe revista Dazed thotë se ky film duhet shikuar. Ajo ka realizuar një intervistë me regjisorin Robin Campillo dhe atë mund ta lexoni këtu.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM