10,000 persona protestojnë në Shkup, kundër ndryshimit të emrit

8:05 pm 04.03.18

 

Rreth 10,000 persona kanë protestuar sot në Shkup, duke kundërshtuar ndryshimin e emrit, në kontestin që ka Maqedonia me Greqinë për këtë çështje.

Protestuesit kanë mbajtur flamuj dhe janë mbledhur afër statujës së Aleksandrit të Madh, duke brohoritur dhe thirur, “Ne jemi maqedonë”.

“Ne vetëm po mbrojmë emrin tonë. Ne jemi kundër ndryshimit të emrit, kaq. Askush nuk na e ka dhënë atë, askush nuk e ka krijuar atë. Ai emër duhet të jetë ashtu siç është”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, një protestues.

Ne nuk i japim emrin tonë askujt. Ai është Maqedonia dhe ashtu do të mbetet gjithmonë”, ka thënë një tjetër protestues.

“Maqedonia është emër shumë i mirë, e kemi në zemër, ne e duam Maqedoninë, ne jemi maqedonë, ne e duam Maqedoninë, nuk do të dorëzohemi”.

Marshi është organizuar nga lëvizja, Emri Ynë është e Drejta Jonë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM