100 mijë pemë, Veliaj: Në 21 Mars thyejmë rekordin tonë

8:05 pm 09.03.18

 

Janë ditët e fundit të aksionit të mbjelljes së pemëve në Tirnaë, ku synimi i bashkisë është të arrijë 100 mijë të tilla.

Deri tani në kryeqytet janë mbjellë mbi 93 mijë pemë falë kontributit të qytetarëve, bizneseve, por edhe institucioneve, të cilat i janë bashkuar aksionit për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.

“Kemi hyrë në një fazë finale të mbjelljes së pemëve në Tiranë. Duam të maksimizojmë kohën e mbjelljes, që mbaron në fund të marsit. Ndaj, në datën 21 Mars do të kemi një ‘grand finale’ për të kapur rekordin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë. Nëse do të na ndihmojnë të gjithë qytetarët, në çdo lagje, pallat, shkollë a kopësht, do kemi një Tiranë shumë herë më të gjelbër se sa ajo që gjetëm përpara 3 vitesh. Stacioni i fundit do të jetë 21 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, ku me siguri do ta thyejmë rekordin”, tha kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, transmeton Top Channel.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM