10 vite burg për nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha

3:51 pm 11.07.17

 

Emral Hoxha, nipi i ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha, është dënuar me 10 vite burgim.

Ai nuk është shfaqur asnjëherë para Gjyaktës së Krimeve të Rënda, derisa nga 13 vite që kërkoi Prokuroria e Krimeve të Rënda ai morri dënimin me 10 vite burgim.

Ai ishtë një nga të pandehurit që u shpallën fajtor për veprat “prodhim dhe fabrikim të lëndëve narkotike dhe psikotrope” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Nëntë të pandehurit, prej të cilëve personi kyç Genci Xhixha vijon të jetë ende në kërkim, u dënuan në total me 104 vite burgim, transmeton Top Channel.

Gjykata shpalli vetëm dispozitivin, ndërkohë që thuhet në rrugë jo zyrtare se vepra e trafikut të drogës ka rënë përderisa nuk është vërtetuar se ku do të transportohej kjo ngarkese pasi të përfundonte përpunimi i saj.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM