10 rastet e çuditshme mjekësore nga viti 2017

5:21 am 27.12.17

Nga ai që ha metale, tek njeriu që djersin gjak… Në renditje është edhe një modele 24-vjeçe që ka bërë tatuazh të bardhën e syrit

 

Nga njeriu, në barkun e të cilit janë gjetur më shumë se 100 copë metali, tek ai një me një gur në veshka 800 gram, duke kaluar te modelja 24 vjeçare, e cila ka bërë tatuazh pjesën e bardhë të syrit, e cila shkaktuar dëme të përhershme. Edhe në vitin 2017 ka raste të shumta “të çuditshme” të përshkruara nga revistat mjekësore. Sajti “Livescience” ka mbledhur dhjetë më të çuditshmet, duke përfshirë edhe figurën e gruas në Firence, e cila po derdhte gjak.

Në renditje përfshihen gjithashtu rasti i një zonje angleze, në sytë e së cilës janë gjetur 27 lente kontakti dhe ajo e përshkruar në “New England Journal of Medicine”, ku një djalë 11-vjeç nga Qipro futi dy magnete në vrimat e hundës, të cilat filluan të tërheqin njëra-tjetrën, duke shkaktuar hemorragji.

Në Kinë, është raportuar rasti i përshkruar në revistën “Medicine”, ku një një gruaje, prezervativi kishte arritur t’i shkonte deri në fshikëz!!!

 

 

Gjithnjë për objekte “të huaja”, flitet në një artikull të nëntorit të publikuar në “Jama Ophathalamology”, ku përshkruhet një njeri me një plumb të kalibrit 22 të ngulur në sy, ndonëse më pas i është hequr pa i shkaktuar dëme.

 

 

 

Fund i ëmbël edhe për një grua, flokët e të cilës kishin përfunduar në një makineri, që i kishte prekur ngadalë edhe skalpin.

 

 

Një ndërhyrje, e përshkruar nga “BMJ Case Reports”, ia ka “riparuar” në mënyrë të përkryer.

Gruaja që djersin gjakun – Shprehja “të djersitësh gjak” është mjaft i zakonshëm, por fatkeqësisht për dikë është më shumë se një thënie. Ky është rasti i një gruaje 21-vjeçare nga Firence që vuan nga hematidoza, një formë shumë e rrallë. Përshkrimet e para të një fenomeni të tillë datojnë që nga shekulli i tretë para Krishtit.

 

 

Pacientja nga Italia, historia e të cilit përshkruhet nga mjekët e Universitetit të Firences në Gazetën Kanadeze të Shoqatës Mjekësore, mbërriti në spital kur simptoma ishte shfaqur tashmë për tre vjet. Pacienti deklaroi se fenomeni ishte më intensiv gjatë periudhave të stresit më të madh, me episode që zgjatën një deri në pesë minuta.

Ka pasur “rezonancë botërore” edhe tatuazhi i gjetur tek një njeri i cili u dërgua pa ndjenja në dhomën e urgjencës në Florida, i cili kishte të vizatuar në gjoksin e tij fjalët: “Mos e ringjalll”.

 

 

 

“Duke qenë të kufizuar në raste individuale – saktësojnë eskeprtët e sajtit, – këto përshkrime nuk kanë rigorozitetin e studimeve shkencore, por ato mund të ndihmojë mjekët të njohin sëmundjeve të rralla ose të gjejnë shenja të pazakonta të kushteve më të zakonshme. Ato gjithashtu mund të zbulojnë efektet e mundshme negative të procedurave apo trajtimeve”.

 

/ Gazeta Shqip / 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM