1% e të pasurve marrin 82% e parave në botë

5:56 am 22.01.18

 

Organizata Oxfam ka treguar se gjatë vitit të kaluar ka vazhduar të rritet hendeku ndërmjet njerëzve që janë shumë të pasur dhe pjesës tjetër që ka më pak ose fare pasuri.

Rreth 82% e parave të gjeneruara gjatë vitit të kaluar kanë shkuar në duart e këtij 1% të popullatës botërore, derisa pjesa e të varfërve nuk ka pasur aspak rritje të të hyrave, ka bërë me dije organizata bamirëse.

Këto të dhëna, që kritikët i vënë në pikëpyetje, sipas Oxfam tregojnë se kemi të bëjmë me një sistem në dështim.

Për këtë jo balancim organizata ka fajësuar shmangien në taksa, influencën e firmave në politika, erozionin në të drejtat e punëtorëve.

Oxfam ka publikuar raporte të ngjashme gjatë pesë viteve të fundit. Më 2017 doli raporti që kalkulonte se tetë personat më të pasur në botë kishin më shumë pasuri se gjysma e njerëzve më të varfër në botë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM